Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 4 milionë sirianë janë zhvendosur nga vendi si pasojë e luftës, duke përfshirë këtu më shumë se 1 milion vetëm gjatë 10 muajve të fundit. Kreu i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Antonio Guterres thotë se refugjatët sirianë përbëjnë numrin më të madh të refugjateve në botë. Ai tha se refugjatët sirianë “kanë nevojë për ndihmën e botës” dhe se ata përveç se po jetojnë në kushte të tmerrshme po zhytën edhe më shumë në varfëri./21Media
