Kundërshtimet për riprocedimin e amandamentimeve kushtetuese për Specialen po rritën nga ana e opozitës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca thotë se riprocedimi i këtyre amendamenteve është veprim antidemokratik dhe i paprecedent.
“Edhe herën e parë kur ka ardh në Kuvend ka qenë skandaloze. Në vend që Qeveria të reflektoj ajo tash shkon edhe një hap tutje dhe merr një veprim më antidemomratik se herën e parë dhe pikë e presje pa asnjë ndryshim e ka riproceduar në Kuvend dhe kjo është e paprecedent në botë. Nëse ndodh kjo atëherë e legjitimojmë anarkinë në Kosovë”, tha Konjufca.
Kundërshtues ka qenë edhe shefja e Grupit Parlamentarë të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi, e cila tha se nëse riprocedohen këto amendamente Kuvendi vdes.
“Një vendim i Kuvendit është obligativ. Është vdekje për demokracinë dhe këtë Kuvend ku Qeveria riprocedon amendamentin për specialen duke thënë çështje në vijim. Nëse procedohet kjo është vdekje për Kuvendin. Po e mbyllim Kuvendin edhe ta lëmë vetëm Qeverinë por kjo nuk është demokraci”, tha Kadaj – Bujupi.
Njëjtë po mendon edhe shefja e Grupit Parlame ntar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.
“Riprocedimi i këtyre amendamenteve është shkelje e vendimit të sovranit. Kjo për neve është e papranueshme. Ju bëjë thirrje mos ta riprocedoni dhe mos të jetë pjesë e seancës së ardhshme sepse nëse riprocedohet nuk do të ketë demokraci parlamentare”, tha Bajrami.
