Fjalën e mori Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje që të mos votohet gjykata speciale, ai tha se Serbia duhet të gjykohet para secilit sepse ai është agresori , “votimi i saj e rrënon sovranitetin e Kosovës” shtoi ai. Ai tha se ai për vete nuk do ta votojë Gjykatën Speciale duke përmendur viktimat që la lufta e fundit në Kosovë. Ai shtoi se mos votimi i Gjykatës Speciale nuk do të thotë se jemi kundër drejtësisë. Ai tha hajde ta bëjmë një gjykate ajër në Kosovë e cila do ti trajtonte edhe krimet ndaj shqiptareve ku shqiptaret janë viktima. Edhe nëse do ta dija se fundi i botës varet nga vota ime unë nuk do ta votoja, tha ai.
Ndryshe, Ismet Beqiri, bëri të ditur që LDK do të votojë pro, duke thënë se “ ne kemi bërë luftë të pastër dhe nuk mund ta njollos askush atë”.
Edhe lideri i AAK-së, Rramush Haradinja bëri të ditur që nuk do të votojnë Gjytkatën Speciale duke bërë thirrje të mos votohet. “Na jemi për ligj dhe për hetime të atyre që kanë bërë krime por kjo të bëhet në Kosovë, e jo vetëm kundër Kosovës” tha ai.
Ndërkohe është duke folor Valdete Bajrami nga Nisma që po ashtu shpreht kundër votimit të Gjykatës Speciale. / 21MEDIA
