Rritet në 600 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e valës ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë jugun e Pakistanit.
Kryeministri i provincës Sindh, Sejid Kajum Ali Shah në një deklaratë tha se në brendësi të rajonit afërsisht 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga temperaturat e larta ekstreme.
Retë e shirave që vërehen mbi Karaçi pritet që të ulin temperaturat të cilat në matjen e fundit kanë shënuar mbi 41 gradë. Më parë në rajoni e Karaçit ishte njoftuar se për shkak të temperaturave të larta ekstreme që janë efektive në rajon kanë humbur jetën 450 persona, ndërsa autoritetet e spitalit kishin njoftuar se ende 1500 persona të prekur nga temperaturat e larta janë nën mjekim dhe se spitalet jenë mbushur dhe nuk ka vende të mjaftueshme.
Gjithashtu ishte njoftuar se në rajonin Lahor mbi 1000 mijë fëmijë ku 450 janë në gjendje kritike ishin dërguar në spital me probleme të humbjes së lëngjeve dhe sëmundjeve të stomakut të shkaktuara nga temperaturat e larta ekstreme.
Zyra Meteorologjike e Pakistanit, kishte raportuar për publikun se moti i nxehtë në vend do të vazhdojë deri më 24 qershor.
Për shkak të temperaturave të larta muajin e kaluar në vendin fqinj të Pakistanit në Indi humbën jetën mbi 2 mijë persona.
