Pakistan,70 të vdekur dhe 300 mijë të pastrehë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit në Pakistan. Ndërsa shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Që prej 24 korrikut kanë nisur reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë, ndërsa do të vazhdojnë të paktën edhe përgjatë 24 orëve të ardhshme.
“Rreth 300 mijë persona kanë mbetur të pastrehë pas shkatërrimit të banesave. Shumica e viktimave janë nga provinca e Khyber Pakhtunkhëa, në veri perëndim të vendit”, deklarojnë autoritetet Kombëtarë të Menaxhimit të Fatkeqësive.
Gjithashtu, janë dëmtuar rëndë rrugë, ura, dhe fushat e punuara në Khyber Pakhtunkhëa. Më shumë se një e katërta nga një milion banorë janë prekur vetëm në këtë zonë, bëri të ditur zyra humanitare e Bashkimit Europian.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupa nën rrënojat e shtëpive.