Pakistan: Mbi 1200 të vdekur nga nxehtësia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nxehtësia e madhe që po mbretëron në Pakistan deri më tani ka marrë jetën 1233 njerëzve.
Drejtori për menaxhimin e katastrofave në Karaçi Nazar Mohamad Bozdar ka thënë se rreth 65 mijë pacientë janë trajtuar në spitalet në Karaçi nga pasojat e të nxehtit që nga 20 qershori e kanë goditur këtë pjesë të Pakistanit.
Ky është i nxehti më madh që ka goditur vendin e sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit kur besimtarët myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
Temperatura në Karaçi ka rënë në 34 gradë nga 45 që ishte para një jave.
Vetëm disa javë nga kjo valë e të nxehtit që ka goditur Pakistanin për shkak të temperaturave të larta kanë vdekur gati 2200 njerëz në Indi.