Pakistan, mijëra të vdekur nga i nxehti

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi 25 njerëz kanë vdekur të martën në provincën Sind, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1256 sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Shumica e vdekjeve janë raportuar në kryeqytetin e provincës, Karaçi, ku autoritetet thonë se vapa ka prekur rreth 100 mijë njerëz.
I nxehti ka përfshirë provincën Sind qysh prej 20 qershorit, duke sjellë temperatura deri në 45 gradë Celsius.
Banorët dhe partitë opozitare akuzojnë zyrtarët se nuk kanë bërë sa duhet për të përballuar krizën. Ata thonë se ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën.