Papa: Shoqëria s’guxon t’i injorojë të varfrit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Papa Francesk i ka thirrur sot besimtarët në Bolivi që t’i flakin idealet e shoqërisë së konsumit dhe mentalitetin në të cilin çdo gjë ka çmimin e vet dhe gjithçka është çështje e negocueshme, duke thënë se mënyra e tillë e jetës është e kapshme vetëm për një pakicë të privilegjuar.
“Krishti na flet kështu në këtë shesh. Askush s’duhet të dëbohet”, u ka thënë ati i shenjtë besimtarëve të tubuar para Kishës së Krishtit Shpëtimtar në Santa Kruz.
Shoqëria s’guxon t’i injorojë njerëzit “pa marrë parasysh se sa pak posedojnë, apo pak mund ë kontribuojnë”, ka thënë Papa.
Papa, i cili është me origjinë nga Argjentina, është kreu i parë i Vatikanit nga Amerika Latine, ndërsa në La Paz të Bolivisë arriti mbrëmë, ku tregoi një kondicion të lakmueshëm fizik, përkundër drojës së nikoqirëve se si do ta përballojë qëndrimin në një lartësi mbidetare prej 4.000 metra.
Gjatë qëndrimit të papës autoritetet në qytet kanë angazhuar 17.000 policë dhe ushtarë dhe kanë ndaluar shitjen e alkoolit dhe organizimin e koncerteve.
Para se të largohet për Paraguaj, papa do të vizitojë një nga burgjet e stërmbushur bolivianë ku 120 fëmijë j etojnë me prindërit e tyre, ngase shteti s’di ç’të bëjë me ta.