Paris: Dhjetë persona merren peng , dyshime për sulm terrorist

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tre persona të armatosur kanë marrë peng brenda një dyqani në Paris 10 te tjerë.
Burime të policisë franceze thonë se kjo është një përpjekje për grabitje e një dyqani në veri të Parisit.
Sipas mediave, një punonjës i dyqanit i ka dërguar një mesazh një shoku pasi persona të armatosur sulmuan ambientin ku ai punonte.
Raportohet se ne tekst ai i thotë shokut se është duke u mbajtur peng nga disa njerëz të armatosur.
Policia ka thënë se nuk është ende e qartë nëse janë 10 persona duke u mbajtur peng, ose numri i vërtetë fshihet nga pengmarrësit.
Mendohet se pengmarrësit u futën në dyqan rreth orës 06:30 këtë mëngjes. Mes pengjeve, mendohet të jenë dy klientë dhe personeli.
Nuk dihet ende se kush është përgjegjës për situatën dhe arsyet e saj, edhe pse thuhet se kemi të bëjmë me një tentativë për grabitje.
Franca është ende në gatishmëri të lartë nga sulmet tronditëse në revistën satirike Charlie Hebdo fillim të këtij viti.