Parlamenti në Greqi miratoi planin e reformave të kryeministrit Aleksis Cipras, me 229 vota pro, 64 kundër dhe 6 vota abstenim. Me anë të këtij votimi pro marrëveshjes, Athina i dha dritën e gjelbër planit të parë të reformave urgjente të vendosura nga Eurogrupi. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes, protestues të shumtë u përleshën me forcat e policisë, duke bërë thirrje kundër miratimit të marrëveshjes nga parlamenti./21Media
