“Kur zbrita në tokë pas 200 ditëve të kaluara në gjithësi e ndjeva veten thuase po më shtyp dikush i madh, i rëndë kah toka, ishte një ndjenjë e pabesueshme”. Kështu e ka përshkruar kthimin në tokë astronautja amerikane Samanta Kristofereti, e cila para disa kohë arriti rekord botëror si femër duke kaluar 200 ditë në hapësirë.
Ajo i kaloi ato ditë në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë me ç’rast ka përjetuar 15 herë perëndimin e diellit brenda 24 orëve, kurse me njerëzit në tokë ka komunikuar përmes twiterit ku edhe ka plasuar fotografitë dhe videot nga gjithësia, madje edhe momentin derisa ka bërë “tush” në hapësirë…Gjatë 200 ditëve e shoqëruar edhe me dy astronaut të tjerë, si moment të veçantç ka përshkruar ato momente kur ka drejtuar anijen kozmike ndërsa dy kolegët ishin jasht duke kryer eksperimente të parapara.
E pati vështirë të kthehet në jetën normale, sepse kishte humbur ndjenjën e të ecurit, balansin e organizmit, kishte dhembje të eshtrave e të muskujve. Madje, shkencëtarët kanë pohuar se astronautët e tillë kanë edhe marramendje, kokëdhembje ,madje edhe vështirësi në të folur!
“Sa e bukur ishte ajo kaltërsia e pafund”, thotë astronautja amerikane së cilës i duhet të kaloj nja disa muaj tani në rehabilitimin fizikk dhe psikik pas gati 7 muajve të kaluara në gjithësi./ 21 Media
