Pasaniku, shet kompaninë dhe u dhuron nga 200 mijë euro punëtorëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për të hapur kompaninë e tij në vitin 2000 investoi në total një shifër prej afro 71 mijë euro. Por suksesi i kompanisë së tij u vlerësua me shumën e 530 milionë eurove nga një grup gjerman i cili e bleu pak javë më parë. Biznesmeni turk Nevzat Aydin, e kishte kuptuar rëndësinë e të ardhmes së e-commerce, kur në vitin 2000 themeloi “Yemeksepeti”, një kompani që merret me porosi online të ushqimit i cili dërgohej në banesat e kërkuara, me motorr. Oferta e majmë nga Gjermania, bëri që ai ta shesë kompaninë e tij. Mirëpo fitimin e punës nuk e mbajti vetëm për vete, por ai u dhuroi punonjësve të tij rreth 24 milionë euro, për t’u ndarë mes 114 punëtorëve, ose thënë ndryshe 200 mijë euro për kokë. “Tani që rrugët po ndahen, është e drejtë që të vlerësohen të gjithë. Nëse patëm sukses të madh gjatë këtyre viteve, merita është e të gjithëve”, u tha Aydin punëtorëve në mbledhjen e fundit. Siç raporton “Independent”, shumë nga të punësuarit të prekur nga bujaria e eprorit shpërthyen në lot./BP/