Në Kina me gjasë do të ketë ndryshim të politikës demografike të vendit. Sipas gazetës Çajna Biznes Njuz, Pekini synon të zbusë politikën e saj shumëvjeçare për një fëmijë. Në të ardhmen parashihet që çifteve të ju lejohet të kenë nga dy fëmijë.
Gazeta raporton se kumtesa zyrtare pritet në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm. Si buron gazeta citoi një shkencëtarë, që është anëtar i Komisionit për planifikim të familjes.
Akademia Kineze e Shkencave Sociale politikën me dy fëmijë e ka cilësuar vitin e kaluar si zgjidhje për problemin e plakjes së popullatës dhe kuota në ulje të lindjes. Zbatimi i politikës me një fëmijë filloi në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, për të frenuar rritjen e mëtutjeshme të popullit më të numërt në botë. Por në ndërkohë, Kina ka një prej niveleve më të ulëta të natalitetit në botë.
Në fund të vitit 2013, Partia Komuniste në Pekin kumtoi se disa çifteve, në disa rajone të caktuara të vendit, do t’iu lejohet që të kenë nga dy fëmijë, nëse njëri nga prindërit ka qenë fëmijë i vetëm në familjen e tij.
Ekspertët që moti kanë tërhequr vërejtjen për plakjen e popullatës në Kinë. Numri i të moshuarve po rritet me shpejtësi, ndërsa numri i popullatës të aftë për punë po tkurret. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050 rreth 440 milionë banorë të Kinës do të jenë mbi moshën 60 vjet./21Media
