Njerëzit që nuk mund të agjërojnë:
- Gratë lehona
- Gratë në shtatzëni
- Gratë në ditët e tyre të periodave
- Të gjithë personat me sëmundje kronike të pashërueshme, sidomos kur agjërimi e përkeqëson situatën, si dhe çdo person që ka bindjen se agjërimi ia rëndon shëndetin, nuk agjëron.
Personat që janë me mjekim medikamentoz dhe që kanë dëshirë të agjërojnë, mund ta bëjnë nëse agjërimi nuk u rëndon shëndetin(transmeton shendeti)
Nëse terapia është e tillë që duhet të marrësh medikamentet më shumë se dy herë në ditë, personi duhet të mos agjërojë, por nëse rregullohet që të merren medikamentet 1 herë ose dy herë në ditë, rregullon dozat, fillohet agjërimi. Nëse e përballon mirë, mund të vazhdojë deri në fund të muajit, nëse nuk e përballon mirë, mund ta ndërpresë dhe mund ta kompesojë në një ditë tjetër që e zgjedh vetë. Pra, janë 365 ditë kohë për ta kompensuar. Ligji fetar e justifikon shëndetin.
Kush nuk duhet të agjërojë?
Personat që janë me:
- insuficencë renale,
- insuficencë kardiake,
- me cirrozë hepatite,
- me diabet të disekuilibruar,
- me sëmundje terminale, si sëmundjet tumorale,
- me anemi të thellë
