Shkaku i qimes së yndyrshme është qërimi i tepërt i sebumit (lëng dhjamor i cili e lyen qimen e flokëve), shtresës mbrojtëse të saj. Secila folikulë e qimes ka në vete të paktën një gjëndër dhjamore, e cila në këtë rast zhvillon tejmase sebum dhe rezulton me flokë të yndyrshme.
Floku i yndyrshëm mund të përmirësohet nëse heqim dorë nga larja e përditshme sepse në këtë mënyrë floku do të yndyrësohet më pak.
Përveç larjes së shpeshtë, provoni t’i krihni sa më pak flokët, të mos i lëmoni pavetëdijshëm e të mos i ngjitni për koke, sepse në këtë mënyrë ju vetëm do të stimuloni yndyrë në flokë dhe ajo do të ndikojë në qërrimin e korres.
Gjithashtu në trajtimin e flokëve të yndyrshme rëndësi ka edhe trajtimi i tyre me maska.Një ndër maskat e preferuara dhe me të lehta për nga përbërsit është pilingu njëherë në muaj. Thjesht përzini një lugë tharmi pluhur (pecivë) me një dl ujë të vakët dhe me këtë lyejini mirë flokët që t’i hapni porret. Lëreni të qëndrojë 10 minuta dhe pastaj lajini flokët me shampo. Të njëjtën mund ta bëni edhe me sodë bikarbone.
