​Për nëntë muaj në Pejë 473 vjedhje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Pejës raporton se që nga 1 janari e deri më 15 shtator, hetuesit kanë evidentuar 473 raste të veprës penale “vjedhje e rëndë” në këtë komunë
Sipas Policisë nga këto raste hetimet policore nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit kanë rezultuar me zbulimin e 221 veprave penale të këtij lloji për të cilat hetuesit kanë dorëzuar në Prokurori edhe kallëzimet penale ndaj kryesve të këtyre veprave penale.
Për ketë periudhë kohore për zbardhjen e rasteve hetuesit policor kanë realizuar 38 kontrolle të vendbanimeve të personave të dyshuar,me ç’rast janë arrestuar 68 persona si kryes të mundshëm të dyshuar për veprat penale.
Vetëm nga muaji mars në lagjen “Fidanishte” në Pejë, kanë ndodhur më se tridhjetë (30) raste të vjedhjeve të rënda nga kryesit e pa njohur. Rrjedha hetimore ishte zhvilluar mbi informacionet fillestare,gjetjen e provave materiale , me ç’rast gjatë këtyre dy muajve të fundit është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar për kryerje e këtyre veprave në ketë lagje d he hetuesit janë në kërkim edhe të tre të dyshuarve tjerë të cilët janë të identifikuar,të njohur për hetuesinë.