Përfaqësuesit e Mynihut: Bavaria është në fund të mundësive të veta

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Gjermani, përkatësisht në stacionin hekurudhor në Mynih vetëm gjatë vikendit kanë arritur 15 e 500 refugjatë nga Hungaria.
Ky numër , siç tha përfaqësuesja e qarkut të Mynihut Simone Hilger, ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ka sjellë në kufijtë e fundit krahinën e Bavarisë .
“Kapacitetet tona po shteren. Ne jemi në kufi dhe kjo është shumë e qartë ,” tha ajo, transmetojnë mediat gjermane duke raportuar se në stacionin e trenit në Mynih pritet ardhja e një treni me rreth 2,200 persona.
Refugjatët nga Hungaria të cilët në Mynih kanë ardhur nëpërmes Austrisë, janë shpërndarë nëpër landet gjermane ndërsa mediat raportojnë se kryesisht bëhet fjalë për sirianë.