Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit. Në përfundim të muajit të Ramazanit dhe në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, Tërnava ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit. Gjatë ditës pritet që kreu i Bashkësisë Islame ti drejtohet popullit me një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit./21Media
