Përlepnicë e Gjilanit: U mbajt manifestimi "Bashkë në vendlindje"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit është mbajtur mbrëmë manifestimi “Bashkë në vendlindje”, që i kushtohet ditëve të kthimit të banorëve të këtij fshati në vendlindje pas dëbimi masiv te organizuar nga forcat militare e paramilitare serbe në vitin 1999.
Në fjalën përshëndetëse, nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu tha se pushtuesi serb përdori metodat më çnjerëzore për ta shuar shpresën për liri por nuk ia arriti qëllimit.
Manifestimi synohet të bëhet tradicional, njoftoi Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.