Përmbytjet që i kanë shkaktuar shirat muson në Indinë perëndimore kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish. Gjithashtu kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme luanët e egër të Azisë që jetojnë në këtë pjesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga rrëshqitjet e tokës kanë humbur jetën 81 persona, ndërsa disa ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar dukshëm pas shirave në shtetin indian Gujarat. Përveç viktimave në njerëz, 10 nga 523 llojet e luanit të egër aziatik gjithashtu u dëmtuan. Përveç luanëve, u gjetën më shumë se 80 trupa të pajetë të drerëve dhe 1.670 antilopave aziatike.
