Pesë kandidatë në garë për një indeks në UP

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi 16 mijë kandidatë kanë konkurruar për të studiuar në ndonjërin prej fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përderisa vetëm gjysma e tyre do të mundë të pranohen. UP-ja për vitin akademik 2015/16 ka ofruar vende studimi vetëm për 7 mijë e 880 studentë, prej të cilëve 7 mijë e 330 studentë të rregullt dhe 550 me korrespondencë.Fakulteti i Edukimit ka marrë interesimin më të madh të të rinjve kosovarë për të studiuar./21Media