Pilotja që drejton avionin me këmbë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një shtetase amerikane e quajtur Jessica Cox, ka lindur pa duar, por mungesa e tyre nuk ka bërë që ajo të pengohet nga kryerja e detyrave të përditshme madje edhe të mësojë për të pilotuar një aeroplan. Në fillim ajo mbante duar proteza ndërsa tani mbështetet tërësisht në dy këmbët e saj të shëndetshme dhe me ta bën gjithçka.
“Asgjë nuk mund të zëvendësojë aftësitë taktike e muskujve dhe kockave, dhe këmbët e mia kanë aftësinë”, thotë Jessica. Ndërkohë para pesë vitesh ajo është bërë pilotja e parë grua që ka marrë licencën, pasi kaloi provimin me këmbët e saj. Kjo ka bërë që Jessica tashmë të jetë pjesë në librin e rekordeve Guinness.