Së paku tetë fëmijë prej gjashtë deri tetë vjet janë lënduar në një kamp veror në Kaliforni kur në ta papritmas ka rënë një pishë e lartë 22 metra.
Siç thuhet dy fëmijë janë lënduar rëndë.
Sipas fjalëve të dëshmitarëve krejt ka ndodhur papritmas, së pari është dëgjuar një kërcëllimë e më vonë pisha ka rënë në fëmijët.
Kjo ka ndodhur në kohën kur prindërit kanë ardhur në kampin veror për t’i parë fëmijët
Tani për tani nuk dihen arsyet e rënies të kësaj pishe.
