Piu verë të shtrenjtë, Ukraina shpall “non grata” Berlusconin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, shpallet nga autoritetit ukrainase si “persona no grata”.
Liderit aktual të qendrës së djathtë italiane, i është ndaluar hyrja për tre vjet në shtetin e Ukrainës.
Ky vendim është marrë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kievit pas vizitës më 11 shtator në Krime të ish-kryeministrit italian nën shoqërinë e presidentit rus Vladimir Putin e pa pasur marrëveshje paraprake me autoritetet ukrainase.
Në komunikatën zyrtare të qeverisë së Kievit shkruhet, “Më 14 shtator të 2015 është marrë vendimi i ndalimit të hyrjes në territorin ukrainas për 3 vjet të qytetarit italian Silvio Berlusconi. Kjo masë merret për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare.”
Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase ka dënuar publikisht vizitën e Silvio Berlusconit e Vladimr Putinit në Krime më 11-12 shtator 2015, duke e etiketuar si “një dhunim të normativës ukrainase mbi hyrjen në një territor të pushtuar përkohësisht. Vizita në Krimenë e pusht uar është një tentativë e Federacionit rus për të legjitimuar me çdo kusht pushtimin e paligjshëm të Krimesë dhe një shprehje e mungesës së respektit për sovranitetin shtetëror të Ukrainës.”
Për qeverinë e Kievit iniciativa e Silvio Berlusconit bie në kontradiktë dhe me politikën e Bashkimit Evropian ndaj gadishullit të Krimesë, i pushtuar një vit më parë nga qeveria e Moskës.
Ish-kryeministri italian ka hyrë kështu në listën e zezë të personave të akuzuar se mbështesin dhunimin e integritetit territorial e sovranitetin e shtetit të ukrainas.
Supozohet se në këtë listë renditen deri më tani 400 persona e 90 subjekte, mes të cilëve aktori i njohur francez Gerardo Depardieu, aktori amerikan Steven Seagal, kompozitori serb Goran Brekovic, rreth 37 gazetarë të huaj mes të cilëve dhe 3 gazetarë nga BBC etj.
Gjithashtu autoritetet ukrainase kanë kërkuar nisjen e një procedimi penal për konsumimin e paligjshà «m në Krime, nga Putin e Berlusconi, të një vere spanjolle e rrallë 240 vjeçare dhe mjaft e shtrenjtë, e cila e gjendur në territorin e Krimesë është nën mbrojtjen e autoriteteve ukrainase.
Vera e markës Massandra Sherry de la Frontera 1775 me një kosto prej 43 mijë e 500 dollarë qe vera më antike në Evropë.
Gjatë vizitës në Krime, ish-kryeminstri Berlusconi e presidenti rus Putin bënë homazhe e vendosën lule në Memorialin e viktimave të luftës në Krime.