Plagosje e pazakontë në Tiranë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një vajzë 29-vjeçare është plagosur sot në mesditë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Policia bën me dije se vajza e quajtur Rezarta Laknori, është plagosur me armë zjarri në një lokal.
Sipas burimeve akoma jo zyrytare, e reja është qëlluar rreth 8-10 herë me pistoletë kur është ngritur nga lokali, ndonëse dyshohet se nuk ka qenë ajo objektiv i atentatit, shkruan gazeta Shqip.
Vajza është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, nuk jep detaje për arsyet e kësaj plagosjeje, por dëshmitarët thonë se autorët kanë qenë 3 persona të maskuar dhe me dy motora. Dyshohet se e plagosura ka qenë në praninë e të shoqit dhe të foshnjës, e cila për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime.
Paraprakisht mendohet se objektiv i utorëve ka qenë bashkëshorti i 29-vjeçares.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe menjëherë kanë njoftuar forcat e rendit.