Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e së dielës në qendër të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur “Dollari”.
Bëhet me dije se i plagosuri i identifikuar si Lulzim Leckaj, është rreth 35 vjeç. Nga vendngjarja raportohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit me një makinë të rastit, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka sekuestruar 2-3 gëzhoja plumbash. Për momentin nuk dihen autorët, policia i ka shpallur ata në kërkim, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e plagosjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
