Është shpallur program i DokuNight, i cili edhe këtë vit do të jetë plotë adrenalinë dhe surpriza. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST po fillon si çdo herë në qytetin e Prizrenit.
DokuFest sot ka prezantuar grupet dhe këngëtarët që do të jenë pjesë e DokuNights.
Natën e parë, me 8 gusht, vjen Kosmos, Tijana T dhe Alien No 155. Me 9 gusht vjen Gnucci dhe Nire, bashkë me Seven Neves dhe Wild Baby
Me datë 13 gusht The Bloody Foreigners do të lansojnë albumin e tyre, ndërsa pas tyre në after party do të përkujdesen Turbo Bilbilat – Totoni dhe Liburni.
Natën e fundit, Nezafete Shala dhe bendi vijnë për ta përmbyllur edicionin e festivalit, me muzikën e tyre melodioze dhe të mirëfilltë, plot dashni.
Më poshtë mund ta gjeni programin e plotë:
–E Shtune 8 Gusht
Ah! Kosmos / Tijana T / Alien No. 155
Ah! Kosmos
Ejani të shihni se si tingujt përplasen në mure dhe përmes trupave, ashtu siç bëjnë në hapësirë në mes të planetëve dhe trupave të tjerë qiellorë! Ritmet e thella mund të kenë lindur në Tokë, por Ah! Kosmos do t’i transmetojë ato në pafundësi dhe përtej.
Tijana T
DJ karizmatik me përzgjedhjen e saj të sofistikuar të house, tekno dhe me aftësinë e shkëlqyeshme për miksim do të ju bëj ta veni në pyetje nocionin e gravitetit!
Alien no. 155
E pakufizuar nga kufijtë e zhanreve, Alien no.155 do të sjell tingujt e saj kozmik gjatë një mospërfillje totale të rregullave të fizikës. Po mendoj, ne të gjithë e dimë pse ekzistojnë rregullat, a po?
–E Diel 9 Gusht
GNUČČI. + Nire
Mund ta quani rep. Disa e quajnë bas tropikal. Padyshim që është muzikë për vallëzim, por është edhe pop për dekadën e re, i pasur me shumë tinguj. Më thjesht, Gnučči e shfrytëzon interesin e saj në një fushë të gjerë të stileve dhe hapësirave muzikore për të krijuar këngë bombastike.
Seven Neves / Wild Baby
Seven Neves dhe Wild Baby, apo Sofia Neves dhe Sanna Samuelsson, janë fytyra të njohura në club skenën eksperimentale suedeze. Së bashku ato luajnë një përzierje eksentrike të ballroom, EDM, house dhe rnb. Ato janë pjesë e Group 13, një kolektiv feminist nga Suedia i artit dhe muzikës.
–E Hëne 10GUSHT
Messer Chups
Kult grupi Messer Chups vijnë ta dërgojnë Prizrenin në një udhëtim plot me surf, tinguj të pa disiplinuar, pjesë nga filmat dhe incizime historike. Dhe nëse kjo ju duket mirë, prisni deri sa të shihni basisten Svetlana Zombirella teksa mikson jashtë propocionit muzikën e saj 60s soul dhe garage.
Trashmango, Ygretmen & Karamucho
Trio i Prizrenit do të vazhdojë udhëtimin me post – punk, garage punk, rockabilly, dhe psychobilly punk blues.
–E Marte 13 GUSHT
Radio Noet Noet
Bashkohuni për një spektakël plot me tinguj afrikan me ansamblin e pa-rezistueshëm të Radio Noet Noet, bongove në duart e tyre dhe ritmeve në xhepat e tyre. Unë mendoj se ata janë të pandalshëm, por kështu jemi edhe ne.
–E Mërkure 12 GUSHT
Marcel Fengler (Ostgut Ton, Berghain Resident / Berlin) & Hajdar Berisha (Die Rakete / Germany)
Dj set të Marcel Fengler janë ofensivë dhe dinamik, të fortë dhe konsistent, por poashtu të papritur dhe emocional. Kombinuar me goditjen e Hajdar Berishes të funk dhe dopio dozës së shpirtit, patjetër se kjo do të jetë një natë e pahharrueshme e teknos që e meriton agimin e diellit.
–E Enjte 13 GUSHT
The Bloody Foreigners
Një përzierje e lezetshme folkut, rockut, funkut, reggae e përcjellur me ritëm të thepisur sporadikisht, The Bloody Foreigners sjellin në Dokufest double-albumin e tyre i cili do të performohet në tërësi për herë të parë . Do të ketë humbje mendësh!!!
After:
Turbo Bilbilat
Turbo Bilbilat (Toton & Liburn) do të na dërgojnë në një udhëtim të tranzicioneve psikodelike të House dhe Tekno, me disa ndalesa në tinguj të pianos elektrike dhe perkusioneve. Një natë për delfina, ju lutemi të sjellni pishinën e juaj, ne do të kujdesemi të ketë not.
–E Premte 14 GUSHT
Garazhë
Projekt eksperimental muzikor i krijuar nga Granit Halili (Pinkmetal) & Ergen Berisha, Garazhë bashkon zhanre të ndryshme urbane dhe alternative
After:
Goce
Muzika dhe miksimi live i Goces do të ju bëjë të vallëzoni jashtë kontrolle me melodinë e hip-hopit.
–E Shtune 15 GUSHT
Seba Feat MC Lowqui
Si një ndër artistët më cilësor të muzikës Dum & Bass – muzika e Seba bën bashkë beat-in dhe basin në një stil të paimitueshëm. Kombinuar me MC LoëQui, tekstet e tij si lumi dhe aftësinë për angazhimin e publikut, ju mirëpresim në një natë që do të reprezentojnë drum n’ bass në versionin e tij më të zëshëm dhe mprehtë.
Ëarm Up:
Gjeni ( dnb-ks)
Gjeni do të rikthehet mbas 7 vite në DokuFest, me një set autonomic të tingujve qiellor dhe të shpirtit.
High Roll
Një nga kombinimet më simbolik të artistëve në skenën e muzikës elektronike në Ballkan,High Roll sigurt do të na mbajnë gjithë natën me tingujt e tyre të basit intenziv.
–E Diel 16 GUSHT
Nezafete Shala + Band
Zana jonë magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre të gatuara nga dashuria.
Loni
Mbiemri i Lonit është ‘Mirdita’, dhe pikërisht këtë do të ja thuani njëri tjetrit teksa ai përfundon performancën.
