Përmendoret e “Shkupi 2014” kanë krijuar kaos në sheshin qendror të Shkupit.
Ato për shkak të punimeve dhe kiçit të stërngarkuar kanë krijuar kaos në këtë shesh.
Për shkak të punimeve të paplanifikuara dhe ndryshimeve të fasadave të ndërtesave që po improvizohen në stilin barok, disa nga përmendoret janë lëvizur nga lokacionet ku janë vendosur, raporton Tetova sot.
Kjo ka ndodhur me përmendoren e ‘mbretit Samoil’ e cila është future në një kafaz metali dhe është kapur për t`u dislokuar në një lokacion tjetër po në shesh.
Me këtë nënkuptohet fakti se këto përmendore lehtësisht mund të dislokohen në lokacione të tjera në të ardhmen.
