Mungesa e kartës për patentshofer, ka ndikuar që shumë qytetarë, me muaj të tërë të mos pajisen me këtë dokument. Kohë më parë është sigruruar një kontigjent prej nëntë mijë kartash, por ato kanë shkuar për tri ditë. Pritet që së shpejti të sigurohet edhe kontigjenti tjetër i patent shoferëve.
Sipas burimeve të RTV21 kërkesa për furnizim me këto dokumente nuk është bërë me kohë dhe ka zhagitje të tilla. Në Agjencinë e regjistrimit civil thonë se ka përmirësim të gjendjes dhe pritet që nga java e ardhshme qytetarët të pajisen më shpejt me patentë shoferë.
Por ekziston një formë ku qytetarët mund të pajisen më shpejt me patentshofer. Rastet emergjente apo më mire të themi ata që kanë para mund ta marrin atë për 72 orë, por duhet paguar 65 Euro.
RTV21 merr vesh se në pritje për patentshofer janë mbi 35 mijë aplikantë. Më së shumti probleme kanë qytetarët që dëshirojnë të shkojnë në pushime.
Në departamentin për patentshofer bëjnë të ditur se së shpejti arrin kontigjenti i ri i kartave bllanko për patentshofer dhe situata do të stabilizohet.
Megjithë, merret vesh se shoferët që kanë aplikuar për patentshofer nuk do të gjobiten nga policia e Kosovës, por problemi qëndron se ata nuk mund të udhtojnë jasht Kosovës./ 21 Media
