Chelsea ka kontaktuar me menaxherin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, rreth mundësisë së transferimit të tij në Stamford Bridge.
“Gianlucadimarzio.com”, ka bërë të ditur se “Blues” janë në negociata me Mino Raiolan në lidhje me klientin e tij të shumëkërkuar.
Por, ekziston një problem në lidhje me kërkesën për pagë prej 10 milionë euro në vit, dhe 20 për qind të përfitimeve nga shitja e ardhshme.
Pogba kërkohet edhe nga Real Madrid e Barcelona.
