Policët e Kosovës me punë që nuk përkon me misionin e tyre

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rreth 126 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët edhe pse janë pranuar në Policin e Kosovës nuk punojnë për misionin që ka ky institucion i sigurisë, ata janë në detyrën e rojtarëve në hyrje të objekteve shtetërore dhe recepsionistëve.
Siç shihen edhe në foto, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përpara Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, janë në detyrën e rojtarëve. Ndërkaq detyrën e një recepsionisti policët e Kosovës e kryejnë brenda në Qeveri, Kuvend dhe në disa ministri.
Këtë çështjen e patë ngritur si problem ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sipas të cilit janë rreth 126 pjesëtar të Policisë së Kosovës që punojnë në objektet e Institucioneve të Kosovës, ku disa prej tyre kryejnë detyrat e rojtarëve në hyrje të parkingjeve të këtyre objekteve, por edhe të punëtorëve në recepsion, punë e cila nuk përkon me objektivat dhe misionet e Policisë së Kosovës.
Megjithatë, ende nuk është fuqizuar ndonjë vendim që do t’i kursente policët nga këto punë, dhe ata të mund të kryejnë misionin që ka Policia e Kosovës.
Ndryshe, dje është graduar edhe një gjenratë e policëve por a do të kënë fat ata të punojnë për misionin të cilin janë thirrur, mbetet të shihet. / 21MEDIA
unnamed (5)