Policia e Kosovës arrestoi pesë persona

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona tjerë, duke e quar në 5 numrin e të arrestuarve gjatë ditës së sotme. Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vepra penale që ndërlidhën me terrorizëm. Tre nga të dyshuarit u arrestuan rreth orës dy pas mesnate në afërsi të liqenit të Badovcit bëri të ditur për TV21 zëdhënësi i PK Baki Kelani. Ai tha se në cilësi të provave policia ka konfiskuar dy vetura. Sipas një komunikate të policisë arrestimi i dy personave tjerë erdhi pas angazhimit të të gjitha njësive përkatëse policore, duke përfshirë edhe njësitet kundër terrorizmit. Të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policorë për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme./21Media