Nëntë persona janë arrestuar kurse ndaj 27 të tjerëve janë ngritur kallëzime penale nën dyshimin për pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë pas mbylljes së aksionit anti-terrorist që kishte nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte. Aksioni është realizuar në Kumanovë, Shkup, Gostivar dhe Strugë me ç’rast janë bastisur disa objekte fetare për të cilat besohet se nuk janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë./21Media
