Policia gjen kanabis në Keçekollë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës e mbështetur në informacionet e siguruara përmes rrugëve operativo-hetimore, ka realizuar një operacion policor në fshatin Keçekollë të Prishtinës, pasi që në një pronë private (në një serë) dyshohej për kultivim të bimëve narkotike.
Njësitet policore në vendngjarje kanë takuar dhe njëherit arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët i punonin dhe ujitnin bimët e mbjellura.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar jane: M. Rr. (1988) dhe A. H. (1993).
Njësitet relevante policor kanë vërtetuar dhe njëherit sekuestruar 42 bimë të përpunuara, të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, me gjatësi nga 40 cm deri ne 1 m.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.