Policia: Nuk kemi bërë presion ndaj askujt

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës kundërshton pohimet e Lëvizjes Vetëvendosje se policia ka bërë presion ndaj nënshkruesve të peticionit kundër Asociacionit të Komunave serbe.
“Policia në asnjë rast të vetëm nuk ushtron asnjë lloj presioni ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të asnjë aktivisti të ndonjë subjekti politik”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Policisë Baki Kelani.
Sipas Kelanit, policia bazuar në misionin dhe vizionin e saj, kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke përfshirë edhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Ndryshe gjatë ditës Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar policinë se ka bërë presion ndaj qytetarëve që deshën të nënshkruajnë peticionin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe marrëveshjeve tjera që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me Serbinë.