Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak ka deklaruar se Ish-republika jugosllave e Maqedonia dhe Mali i Zi duhet të ftohen të anëtarësohen në NATO kur kjo e fundit të mbajë samitin e radhës në Varshavë më 8 dhe 9 korrik, 2016.
“Do të ishte lajm i mirë nëse do t’u dërgoheshin ftesat nga samiti i NATO-s në Varshavë për Maqedoninë dhe Malin e Zi”, ka thënë Siemoniak në një konferencë për media në qytetin polak Wroclaw, citon Reuters.
Duke shtuar se “Me sa duket, samiti i NATO-s në Varshavë, nëse nuk e përfshin këtë element, nuk do të kënaq shumë kombe, përfshi edhe Poloninë”.
Maqedonia dhe Mali i Zi dëshirojnë të ndjekin hapat e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat u anëtarësuan në NATO më 2009.
Edhe pse, Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s me kombet ish-komuniste të Evropës lindore dhe juglindore. / 21MEDIA
