Polonia rrit buxhetin për ushtri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ushtria e Polonisë që nga viti i ardhshëm mund të llogarisë në 200 milionë euro shtesë, pasi që është miratuar ligji se në llogari të ushtrisë do të shkojë dy për qind e bruto prodhimit të brendshëm.
Vrashava zyrtare theksoi se është kjo një përgjigje ndaj aktiviteteve të ushtrisë dhe se duhet ti shërbejë si shembull edhe aleatëve tjerë në radhët e NATO-s.
Paratë shtesë do të përdoren për modernizimin e ushtrisë dhe blerjen e armatimit modern.
Ushtria do të ketë në dispozicion para të mjaftueshme edhe për programin e vullnetarëve rezervistë, i cili ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi që sipas zyrtarëve të ushtrisë brenda vetëm disa muajve për programin Koha për Vullnetarë janë paraqitur 11 mijë polakë, të gatshëm që ti nënshtrohen stërvitjes ushtarake dhe të regjistrohen si rezervistë. Nga të paraqiturit, madje 7 mijë prej tyre nuk kanë shërbyer në ushtri.
Presidenti në largim i Polonisë, Branislav Komorovski rritjen e buxhetit ushtarak e ka cilësuar si fitore të arsyes së shëndoshë dhe si përgjigjen më të mirë ndaj shtimit të mjeteve për forcat e armatosura të Rusisë.
Shtetet anëtare të NATO-s u obliguan në samitin e vitit të kaluar që të ndajnë dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm për ushtrinë, por atyre ju është dhënë 10 vjet kohë që ta bëjnë këtë./21Media