Premiera botërore e filmit “Krom” me skenar dhe regji nga Bujar Alimani është dhënë dje në festivalin e madh të filmit Karlovy Vary të Çekisë, pjesë e programit East of the West, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës.
Të pranishëm në premierë kanë qenë skenaristi dhe regjisori Bujar Alimani, koproducenti Valon Jakupaj, aktorët kryesorë Fredion Ruçi, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë Ilir Butka dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku.
“Krom” flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetoj edhe ajo vet jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minieres së kromit. Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rok që është rebeluar për t’iu gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij…
Film është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anit a Elsani, Thanos Anastopoulos, Stella Theodorakis i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.
