Presidenca sqaron: Janë shfrytëzuar fluturimet më të lira

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, përmes një kumtese për media, ka njoftuar se “në disa portale sot është publikuar njoftimi sipas të cilit Zyra e Presidentes do të harxhojë brenda një viti 100 mijë euro për bileta të aeroplanit.
Zyra e Presidentit dëshiron të sqarojë se fjala është për një kontratë kornizë me periudhë kohëzgjatjeje prej një viti, që nënkupton planifikim të shpenzimeve brenda një periudhe të caktuar kohore e që rrjedhimisht nuk flet për shpenzimin e gjithë shumës së paraparë.
Nga shuma e kontratës vjetore do të harxhohen aq sa ka nevojë, në varësi të agjendave të udhëtimeve.
Shuma e përmendur në kontratë është shumë e planifikuar, siç planifikohen të gjitha aktivitetet e tjera gjatë një viti që nënkupton edhe mbarëvajtjen e punës në secilin institucion.
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e rithekson faktin se Presidentja Jahjaga në pothuaj të gjitha udhëtimet e saj jashtë vendit ka shfrytëzuar fluturimet më të lira – economy class – dhe vazhdon të përkujdeset për paranë publike, përmes zvogëlimit të të gjitha shpenzimeve jo vetëm në udhëtime”, thuhet në kumtesën e Presidencës.