Presidenti grek anulon vizitën në Gjermani

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Njoftohet se Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka anuluar udhëtimin e tij që ishte parashikuar ditën e martë për në Gjermani.
Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Gjermanisë, Presidenti gjerman Joachim Gauck dhe homologu i tij grek Pavlopoulos kanë kryer një bisedë telefonike në lidhje me çështjen.
Në këtë bisedë të dy presidentët kanë rënë dakord për kryerjen e udhëtimit në një datë të ardhshme, ndërsa nuk kanë përcaktuar datën e tij.
Mësohet gjithashtu se udhëtimi i Pavlopoulos është anuluar për arsye të situatës së fundit ekonomike dhe politike në vendin e tij,raporton(AA)
Greqia më 5 korrik, do të çojë në referendum programin ekonomik të propozuar nga kreditorët të cilët formohen nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pavlopoulos është zgjedhur President më 18 shkurt 2015.