Prifti anglez vodhi paratë e martesave dhe varrimeve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia britanike është duke e kërkuar priftin nga qyteti anglez Darton që është dënuar për marrjen e parave që i janë dhënë për martesa dhe varrime, transmeton AP.
Simon Reynolds përpara një gjykate në Sheffield u gjet fajtor për keqpërdorim të rreth 24.000 funtave, ose rreth 37.000 dollarë nga fondet e Kishës së Anglisë .
Mashkulli pesëdhjetë vjeçar dje nuk është lajmëruar para gjykatës kur porota ka marrë vendim për fajësinë e tij për vjedhje.
Reynolds siç transmeton AP ka qenë prift në kishën e Gjithë Shenjtorëve në Darton në veri të Anglisë nga marsi 2007 deri në mars 2013.