Muaji i agjërimit të Ramazanit përfundoi mbrëmë, kruse sot (e premte, 17 korrik), fillon festa e madhe e besimtarëve myslimanë, Fitër Bajrami (Bajrami i Madh)
Manifestimi qendror për këtë festë për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.
Namazi falet në ora 05:48, ndërsa pas kësaj do të mbahet Hytbja e Fitër-Bajramit.
Me rastin e festës më të madhe myslimane, si tradicionalisht, organizohet pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ora 9:00-12:00.
