Droga, fatkeqësisht po konsumohet edhe në Kosovë, madje edhe në disa qytete të vogla që mendja nuk ta merr. Duket se “evropianizimin” dhe “modernizimin” si “ecje me kohën” gjeneratat e reja e kanë rrokur për bishti, sepse sipas tyre të jesh modern duhet edhe të konsumosh drogë!
Është thënë disa here se në disa kënde të Prishtinës, sidomos në disa lokacione ku kanë ngelur godina të askujt, gati se janë duke u rrënuar, aty konsumohet droga.
Të kalosh ditën aty pari, tmerrohesh me atë që sheh: NË ÇDO ANË SHIRINGA E VETËM SHIRINGA!
Komuna e Prishtinës e nisi një aksion për rrënimin e këtyre objekteve të dyshuara e të lëna pas dore, por duke se ka telashe edhe me çështjen e pazgjidhur pronësore, siç është kjo shtëpi në rrugën “Kaçaniku” në Kodër të Diellit.
Pos kësaj i mbetet familjes e sidomos shkollës që të kundërveprojë në këtë drejtim, sa nuk është bërë shumë vonë…/21 Media




