Në Gjykatën Komunale në Prishtinë ka filluar sot gjykimi ndaj Sllobodan Gavriqit i cili është akuzuar për përgatitjen e akteve terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Një nga avokatët e Sllobodan Gavriqit ka thene se seanca e sotme gjyqësore ishte planifikuar si një seancë dëgjimore për seancën e parë.
Sllobodan Gavriq, nëpunës i Ministrisë së Bujqësisië në Qeverinë e Serbisë është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar në Dragodan të Prishtinës me ç’rast në veturën e tij janë kapur edhe 12 kilogramë mjete shpërthyese, e cila sasi dyshohet se ishte për t’u shitur. Gavriq që nga ajo kohë eshte në paraburgim.
Ekspertiza e eksplozivëve është bërë nga FBI-ja dhe agjencia mjeko-ligjore e Kosovës./ 21 Media
