U bë mirë që Prishtina e zgjidhi problemin e ngrohjes me ujin e termocentraleve të Kosovës, u bë mire që po meremetohet rrjeti i furnizimit me ujë nga Liqeni i Badovcit. Por nuk u bë mirë që nuk u respektua kontrata e kryerjes, me kohë, e projektit të fundit, atij të rrjetit të ujësjellësit. Gjermanët si gjermanët me pedantërinë e tyre kërkuan afate dhe afati i fundit i kryerjes së punimeve ishte TETORI I VITIT 2014!
Kaloi ky afat, kaloi dimri, besa edhe pranvera duke “testuar rrjetin”, duke zhagitur punimet, u hapen gropa, u bezdisen qytetarët e Prishtinës nga ishin hapur ato “istikame”, dhe dje një zë nga ujësjellësi rajonal “Prishtina” doli dhe iu dha “gajret” qytetarëve të Prishtinës se “gropat do të mbulohen deri në fund të verës”…
Po mos o Zot, sikur të kishte ngjarë kjo gjë në ndonjë vend perëndimor, a do ta merrej dikush në përgjegjësi? Me siguri se po! Te ne JO, sepse jemi vend në tranzicion e ky tranzicioni nga ka ardh deri në maje të hundës, duke mos dhënë përgjegjësi askush për asgjë…
Si pasqyrohet shqetësimi i qyetarëve për këtë problem.
Shihni më së miri përmes këtyre fotografive./ 21 Media/

