Prishtinë: Ndriçohen 35 km rrugë (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Prishtinës ka nisur ndriçimin e rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës. Në kuadër të projektit për zgjerim dhe modernizim të rrjetit publik do të ndriçohen 35.5 kilometra rrugë.
Ndriçimi i rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike,po bëhet edhe për sigurinë e qytetarëve.
Derisa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, tha që kjo përveç kostos së lirë për Komunën, është edhe më e thjeshtë për mirëmbajtjen.

Kurse, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi, tha se çdo cep i Prishtinës do të bëhet me ndriçim.

Ndërkohë, të shtunën Komuna e Prishtinës ka rivitalizu ndriçimin e rrugës së Tokbahçes. Ata kanë bërë apel për qytetarët, që në mirëmbajtjen e hapësirave të tyre dhe se këto investime janë nga taksat e tyre.