Prishtinë: Nesër disa lagje mbesin pa ujë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët  e lagjes ”Dodona”, ”Sofalia”, “Tasligje”, zona kah shkolla e Normales si dhe rrugët nga lagja ”Dodona” e deri te Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, se nesër 25 qershor 2015, e enjte duke filluar nga ora 08:00-17:00 do t’ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujë në lagjet dhe zonat e lartëcekura janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve- sistemi i furnizimit me ujë në lagjen”Dodona” në Prishtinë.
KUR”Prishtina’-sh.a. mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.