Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” përmes një kumtese ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Taslixhe” në Prishtinë dhe Rrugës “Haxhi Zeka” në tërësi se edhe nesër, e premte, 10 korrik, duke filluar nga ora 10:00 deri në 18:30 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërprerja e sërishme e furnizimit me ujë të pijshëm ditën e nesërme, është shkak i punimeve teknike, më saktësisht disa testime të rrjetit të ri në rrugën dhe lagjen e lartcekur, e që ditën e sotme ka qenë e pamundur teknikisht që të përfundojnë tërësisht.
