Në ditë të sotme para 14 viteve, më 11 shtator 2001, në Amerikë ndodhi njëri ndër sulmet më të rënda ndonjëherë, sulm ky i cili la pas të rrënuara “Kullat Binjake” në New York. Në këtë sulm terrorist me aeroplanë humbën jetën rreth 3 mijë persona. Shumë prej këtyre personave ishin të huaj, e një pjesë tjetër po ashtu e madhe edhe zjarrfikës. Në mesin e viktimave të atyre sulmeve ishin edhe tre shqiptaro- amerikanë.
Për të përkujtuar këtë ditë tragjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ulën sot në Sheshin Bill Clinton në Prishtinë flamurin amerikan në gjysmë shtize.
