Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht në mes veti.
Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit kane pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor njërit prej të dyshuarve i ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 7 fishek.
Policia njofton po ashtu se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa shufra metalike të cilat janë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Lidhur me rastin njërit prej të dyshuarve i është iniciuar edhe rasti armëmbajtje pa leje.
